Një personi me të meta mendore nga Llapashtica e Poshtme e Podujevës i janë konfiskuar disa armë nga Policia e Kosovës, meqë i njëjti ka kërcënuar se do ta djegë veten, njofton Llapi.info.

Ai më pas është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për trajtim mjekësor në QKUK.

“Fsh. Llapashticë e Poshtme, Podujevë 06.01.2018 – 10:20. Nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar me të meta psikike janë konfiskuar dy shishe me koktej molotovi, një shkrepës, një sëpatë dhe një thikë, pasi që i njëjti ka kërcënuar se do ta djegë veten. I dyshuari është hospitalizuar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bën të ditur policia./Llapi.info