Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar komunarët e Podujevës për mos zbatim të ligjeve në raport me personat me aftësi të kufizuara, raporton Llapi.info
Sipas tyre, Komuna e Podujevës ka mungesë të theksuar të pjerrinave, të cilat e mundësojnë qasjen e lirë të këtyre personave e sidomos të këtyre që lëvizin me karroca. Dhe se kjo kategori përballet me mungesë infrastrukturore.
Vendenis Lahu, këshilltarë nga LVV duke folur për qendrën ‘Handikos’ ka thënë se 28 persona me aftësi të kufizuara nga kjo organizatë lëvizin me autovetura. Kjo tregon se duhet pasur parkingje të caktuara për ta, e në komunën tonë janë vetëm 2 te stacioni Policor dhe te Posta, që sipas tij janë të bllokuara nga personat të tjerë jo të kësaj kategorie.
“Ne shprehim mbështetjen në parim për të ndihmuar me mjete financiare qendrën rehabilituese “Handikos”. Sigurisht duke pasur parasysh numrin e madh të anëtarëve rreth 900 personave nga kjo organizatë, kjo është një shumë simbolike dhe nuk i plotëson nevojat e tyre, prandaj kërkoj nga institucionet komunale që këtë ndarje buxhetore të mos e shohin kryerje të obligimeve dhe ta qesin në harresë gjatë tërë vitit. Ky komunitet ka probleme në casje dhe hapësira publike prej rreth 900 të evidentuar nga kjo organizatë 100 prej tyre lëvizin me karrocë. Prandaj, duhet pasur parasysh planifikimet infrastrukturore kjo kategori ballafaqohet me mungesë të pjerrinave, ndërsa edhe aty ku ka nuk i plotësojnë standardet e kërkuara” ka thënë Lahu.
Tutje Lahu, ka thënë se Komuna e Podujevës nuk është duke e zbatuar rregullin ligjor kur bëhet fjalë për punësimin e këtyre personave.
“Problem tjetër për këtë kategori është punësimi. Është obligim ligjor edhe institucional punësimi i personave të kësaj kategorie. Në administratë sipas të dhënave janë 230 të punësuar e sipas paragrafit 1 dhe 2 të nenit 12 të ligjeve për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara obligohet institucioni apo punëdhënësi që për çdo 5 vet të punësuar 1 prej tyre duhet të jetë i kësaj kategorie. Në sektorin publik i kemi 2000 të punësuar, ndërsa për ta përmbushur kriterin ligjor prej 1 të punësuar në çdo 5 vet, do duhej të ishte 40-të punësuar nga kjo kategori e ky numër nuk plotësohet për shkak mungesës e hapësirës që ju ipet këtyre personave” ka thënë ai.
Kur po diskutohej për mjetet financiare për qendrën rehabilituese “Handikos” në Podujevë, Lahu, kishte kërkuar nga komuna e Podujevës që të ndihmohen edhe organizatat të tjera, si organizata e ‘Autizmit’, ‘Organizata e Invalidëve të Luftës’, dhe ajo e ‘Syndrom Down’./Llapi.info