Sekretari Organizativ i LDK-së Arban Abrashi, ka konfirmuar për Kohën se në selinë e kësaj partie mbrëmjen e së hënës janë këputur kabllot e internetit dhe të kamerave.
Abrashi ka shtuar se nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim, por që rastin e kanë paraqitur në Policinë e Kosovës.
“Sot prej administratës jemi njoftuar se kabllot edhe internetit edhe të kamerave janë këputur. Me siguri nga persona të papërgjegjshëm. Kemi njoftuar Policinë. Realisht kjo është e pa pranueshme”, ka thënë Abrashi. Deputeti Abrashi ka thënë se nuk e di se kujt po i pengon puna e LDK-së për të marrë veprime të tilla.