Shkolla “Shaban Shala” në Podujeve ka një fluks relativisht të ulët të votuesve ku deri më tash kane dalë për të votuar vetëm 28.12%.

Sipas Kryesuesit, Skender Gashi në këtë qendër votimi nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.

“Nuk kemi hasur në parregullsi gjatë tërë këtij procesi, është qetë kurse sa i përket votimit familjarë nuk është vërejtur ndonjë tendencë e tillë” , ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Gjithashtu është bër ëe ditur se krahasuar me zgjedhjet e kaluara ka fluks më të ulët të votuesve.