Llapi ka mposhtur liderin e tabelës në Superligë, Ballkanin, me rezultat 3-2.

Mirëpo, pas përfundimit të ndeshjes ka pasur përplasje mes tifozëve në Podujevë.

Gazetari Arlind Sadiku ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet përplasja mes tifozëve.

Poashtu ai ka bërë me dije se ka të arrestuar për këtë rast.