Policia e Kosovës ka arrestuar dje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë  një të dyshuar – i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me një person tjetër, po ashtu i mitur, njofton Llapi.info.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë-thikë e cila është konfiskuar. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e PK-së.