Një burrë ka sulmuar të akuzuarin për vrasjen e djalit trevjeçar të tij në sallën e gjyqit në Cincinnati.

Desean Brown, 22 vjeçar është akuzuar se ka therur për vdekje nënën Nyteisha Lattimore përpara se t’a gjuante djalin e saj, Nylo Lattimore, në lumin Ohio në dhjetor të vitit 2020.

Trupi i Nylos ende nuk është gjetur, por prokurori i rastit ka thënë se gjaku i trevjeçarit është gjetur në një batanije të gjetur me trupin e nënës së tij, derisa karroca në të cilën ai po qëndronte thuhet se është gjetur në lumë.

Incidenti në sallën e gjyqit ndodhi derisa Brown u paraqit të enjten për një seancë paraprake mbi një mocion në rastin kundër tij.

Ai u ngjit në tavolinën e të akuzuarit pak para se të fillonte seanca dhe e goditi atë në anën e djathtë të kokës, raporton Fox 19 News, trasmeton Klankosova.tv.

Babai i trevjeçarit u ndalua shpejtë dhe u dërgua në paraburgim, derisa një mik i tij u shpreh se veprimin e kishte bërë nga dhimbja.

“Ai bëri atë që unë mendoj se secili prej nesh do të bënte”, tha ai.

Ndryshe, i akuzuari rrezikon të përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor.

Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.unilad.co.uk/news/dad-attacks-man-accused-of-killing-his-son-in-courtroom-fight-20220625?source