Ka përfunduar xhiroja e 26-të e ndeshjes mes KF. “Llapi” dhe KF. “Deçani” me rezultat 2 me 0 në favor të klubit llapjan.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.

Golashënuesit për ekipin llapjan ishin: Alban Mavriqi dhe Getoar Dragusha.

Pas kësaj ndeshje, KF. “Llapi” ruan pozitën e parë me 63 pikë, derisa KF. “Deçani” mbetet me 23 pikë në pozitën e 14-të./Llapi.info