Lokale - eSIMy

Kanë përfunduar konkurset për mësimdhënës në disa shkolla të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Komuna e Podujevës, në faqen zyrtare të saj, ka publikuar emrat e mësimdhënësve të pranuar, të cilët kanë kaluar me sukses provimin me shkrim dhe intervistim.

Sipas këtij njoftimi, dy kandidatë janë më të suksesshëm për lëndën ekonomike. Qëndrim Rekaliu dhe Marigona Citaku janë mësimdhënësit e pranuar.

Ndërsa, katër kandidatë janë pranuar për lëndë juridike: Kaltrina Begolli, Leonita Arifi, Arbnora Azemi dhe Arian Gimolli./Llapi.info