Një person është arrestuar nga ana e policisë kufitare në fshatin Turiqicë nën dyshimin për vjedhje të pyllit, raporton Llapi.info.

Në raportin ditor të policisë thuhet se i dyshuari i cili ishte duke drejtuar një traktor me 6 metra dru nuk posedonte dokumente përcjellëse.

Sipas policisë, personi është arrestuar pasi që nuk u është bindur urdhrave të policisë.

Me vendim të prokurorit traktori është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info