Nga ora 18:45 për shkak të reshjeve të borës për arsye parandaluese vendoset ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Kërçovë-Gostivar nëpërmjet Strazhës.
Reshjet e shiut sonte pritet të përhapen në gjithë Maqedoninë ndërsa temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme, nga Lidhja Auto-moto njoftuan se është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër.