Për rreth 4 muaj, shtyllat ndriçuese të cilat përshkojnë lumin Llap duke filluar nga parku i qytetit të Podujevës e deri tek ura e xhamisë si dhe parku i cili gjendet anash postës janë duke pasur problem me ndriçimin elektrik. Disa prej tyre janë thyer e disa prej tyre edhe pse ne gjendje të mirë nuk janë duke kryer funksionin e tyre, ndriçimin, shkruan Llapi.info.
Lidhur me këtë problem i cili tashmë e sa kohë është duke i përcjellë banorët e Podujevës, komunarët nuk kanë dhënë asnjë përgjigje tashmë e një javëJo zyrtarisht për Llapi.info është thënë se problemi se pse disa prej këtyre shtyllave nuk kanë ndriçim, është tek kabllot e energjisë elektrike. Sipas këtij informacioni, kablloja e energjisë e cila gjendet nën një shtresë dheu ka disa defekte dhe për këtë arsye disa nga shtyllat nuk kanë ndriçim.
Mirëpo edhe përkundër kësaj, në disa prej shtyllave elektrike të cilat përbëhen nga katër poça për ndriçim, tre prej tyre nuk funksionojnë fare.
E terri i cili po krijohet nga mos ndriçimi prapa banesave të qytetit është duke i shqetësuar në masë të madhe edhe banorët e kësaj ane e posaçërisht ngasësit e veturave të cilët parkojnë në këtë anë.
Sipas tyre me terrin që po krijohet po shtohen edhe vjedhjet në veturat e tyre. Ata thonë se vjedhjet më të mëdha janë të radiove gjë që për ta bërë këtë po vjen edhe deri tek thyerja e veturave. /Llapi.info











