Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë rikujtoi heroin Binak Binaku, i cili ishte vrarë në masakrën e Mejës.

Në postimin prekës të Pacollit, ka komentuar vëllai i Binak Binakut, Agimi.

Ai i ka kërkuar Pacollit që mos të votojë për qeverinë aktuale, që pritet të formohet mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe minoriteteve dhe sipas gjitha gjasave edhe vetë Pacollit.

Agim Binaku e ka lutur Behgjet Pacollin, që mos ta votojë qeverinë e re, duke iu thënë madje banda.

“Jam vëllau i Binakut, Agimi. Të lutem zotëri Behgjet Pacolli mos voto për Isa Mustafa dhe bandën e tij. Për hir të këtyre jetimave, respekt Agim Binaku”, thuhet në komentin e tij.

Në anën tjetër Pacolli, në postimin e tij, në kujtim të Masakrës së Mejës, ka çmuar lart figurën e Binak Binakut.

“Kjo foto më preku sot shumë. Binak Binaku (34 vjeç) kurrë më nuk i pa fëmijët e tij të rriteshin. Kjo ishte fotografia e tij e fundit. Ai është një nga 372 të vrarë të pafajshëm në Masakrën e Mejës. Lavdi të rënëve!”, ka shkruar Pacolli.