Sot pasdite është përuruar fillimi i asfaltimit të rrugëve brenda hapësirave të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës, e cila pritet të përfundojë brenda 15 ditëve të ardhshme.
Projekti prej rreth 180 mijë euro për 2.4 km, është vlerësuar lartë nga drejtori i ShSKUK, Basri Sejdiu, i cili tha se ka qenë e nevojshme të realizohet një investim i tillë.
“Është një kontribut mjaft i madh të krijimit të një infrastrukture më të mirë”, theksoi Sejdiu.
Edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se investimet infrastrukturore në hapësirat e spitalit ka një rëndësi të madhe.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli theksoi me këtë rast se duke krijuar një infrastrukturë më të mirë arrihet që të evitohen problemet të cilat i kanë pasur pacientët ose vet personeli mjekësor.






