Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një paralajmërim për qeverinë ukrainase se inteligjenca jep shenja se Rusia do të nisë shumë shpejt një pushtim në shkallë të plotë, sipas zyrtarëve ukrainas, amerikanë dhe perëndimorë.
Një zyrtar i lartë i ka thënë gazetarëve në Pentagon se 80% e forcave ruse të grumbulluara në kufirin e Ukrainës janë “në ato që mund të konsiderohen si pozicione përpara, të gatshme të hyjnë”.
Forcat ushtarake ruse të renditura rreth Ukrainës dhe Bjellorusisë janë gati për pushtim ka thënë zyrtari.
Kapacitetet ushtarake ruse përreth kufirit të Ukrainës janë “afër 100% të të gjitha forcave” që Pentagoni paralajmëroi se Putini do t’i lëvizte brenda zonës. Sipas zyrtarit, Putini ka “kapacitete të plota” tashmë të zhvendosura në kufirin ukrainas duke përfshirë raketa sulmuese, luftanije, artileri e të tjera.
Zyrtarët amerikanë parashikojnë që Rusia mund të lëshojë sulm edhe tokësor edhe ajror.





