Shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Podujevë përmes një kumtese për medie ka reaguar ndaj shkrimit të portalit Llapi.info se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës shkon në balotazh do të futet në koalicion paszgjedhor me PDK- në.

Përmes këtij reagimi PDK shkrimin e portalit e ka quajtur spekulativ dhe kanë thënë se nuk ndiejnë nevojë për koalicione e as prapaskena në procesin zgjedhor e paszgjedhor në komunën tonë.

Reagimi i plotë i PDK- së:

Portali Llapi.info ka botuar sot një njoftim spekulativ, në të cilin thirret ne burime të paidentifikueme, se gjoja Partia Demokratike e Kosovës, në Podujevë do të hyjë në koalicion paszgjedhor me LDK-në.

E kuptojmë që është fushatë zgjedhore dhe dikush përpiqet të përfitoj politikisht edhe në forma të tilla provokative, por e vërteta është se ky është një spekulim gazetaresk, i cili synon të fus konfuzion te zgjedhësit në komunën tonë, dhe nuk prezenton asnjë të vërtetë.

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në zgjedhjet e sivjetme lokale për t’i fituar ato dhe është e bindur që do t’i fitojë. Ajo është alternativa e vetme e cila ju ofron qytetarëve qeverisje te drejtë, transparente dhe në interesin e tyre.

Ne nuk ndiejmë nevojë për koalicione e as prapaskena në procesin zgjedhor e paszgjedhor në komunën tonë. Qytetari i komunës sonë do të vlersojë drejtë ofertën tonë dhe kandidatin tonë për të parin e komunës z. Hajredin Hyseni, që garanton një qeverisje të drejtë, transparente dhe të ndershme.

Ftojmë qytetarët që të mos ndikohen nga spekulimet e tilla, por të vazhdojnë me besimin e një lideri të pastërt e të përgjegjshëm në vendimmarrje, dhe të vazhdoj me mbështetjen në ofertën e Kryetarit z. Hyseni, që kurrë në as një rrethanë, nuk do të ndikohet dhe lejoj prapaskena të tilla. Ne jemi dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të jemi transparent me qytetarin dhe bashkarisht me ata do ta ndërtojmë qeverisjen e ardhshme të komunës, që do të jetë e tëra në funksion të tyre.

Me respekt!