Loja me ndjenjat e atyre qe u janë vrarë familjarët veç sa për te marr vota është jo e sinqerte dhe cinike, sepse këto vite kanë harruar fare qe t’i ngrisin këto çështje, thuhet në një kumtesë për media nga Dega e PDK-së në Podujevë, njofton Llapi.info.
Dega e kësaj partie nëpërmjet një kumtese për media ka thënë se LDK po i përmend vrasjet e pasluftës për qëllime të caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ të ndryshëm ndërsa sipas tyre ani pse LDK është në bashkëqeverisje me PDK, zbardhjen e këtyre vrasjeve i ka harruar fare.
“Kërkesa për zbulimin e autoreve te vrasjeve te pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime te caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ te ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por qe tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare”, thuhet në kumtesë.
Ndërsa sa i përket themelimit të Ushtrisë së Kosovës, PDK ka akuzuar partinë me të cilën është qeverisë vendin se po e pamundëson themelimin e ushtrisë nën preteksin se nuk po i lënë të tjerët ani pse sipas tyre kjo është bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtare.
Kumtesa e plotë:
Ne 27 vjetorin e themelimit te LDK-së në Podujevë nuk u lanë pa u përmendur disa gjëra te cilat jemi mësuar tash e sa vite që ky subjekt politik në Podujevë i ka përdor për marketing politik që nga paslufta.
Këtë herë dega e LDK-se në ketë përvjetor të themelimit te saj Podujevë, ashtu siç e kanë trashëguar nga e kaluara, se asgjë nuk mund të bëjmë vetëm, pa na thënë të tjerët. Veçuan pamundësinë e themelimit te ushtrisë, apo shndërrimit te FSK-së në forcë për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë, se gjoja nuk na lënë të tjerët, edhe pse bashkërenditja për krijimin e ushtrisë është duke u bërë me faktorin ndërkombëtar, NATO-n, SHBA-të dhe BE-në.
Po e vërteta është diku tjetër, se LDK do ta kishte dëshirën qe kjo ta jepte iniciativën e që nuk e dha, pikërisht duke pritur nga kotësia se te tjerët ua bëjnë ushtrinë, ashtu siç priti me vite se dikush tjetër do t’ua sjell pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, por që kjo nuk ndodhi ashti siç e konceptuan.
Kërkesa për zbulimin e autoreve te vrasjeve te pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime te caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ te ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por qe tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare.
Dega e PDK-se në Podujevë e përsërit dhe do ta përsërisë vazhdimisht qe autoret e atyre vrasjeve qe kane ndodhur pas luftës te zbardhen dhe autoret pavarësisht kush janë te dalin para drejtësisë, sepse kështu do te ndërpritet manipulimi qe gjithmonë ka përdorur ky subjekt politik për te përvetësuar vota nga qytetaret. Por qe tani qytetaret e kane qartësuar mire synimin e këtij grupi interesgjish do t’ua tregojnë vendin aty ku ne realitet e kane pasur para shume vitesh.
Loja me ndjenjat e atyre qe u janë vrarë familjarët veç sa për te marr vota është jo e sinqerte dhe cinike, sepse këto vite kanë harruar fare qe t’i ngrisin këto çështje.




