Lokale - eSIMy

Vetëm nëntë këshilltarë komunalë të VV-së e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Llapi.info.

Adelina Stublla ka deklaruar në AKK se ka tokë bujqësore në vlerë 175 mijë euro të trashëguar nga prindi. Shtëpi 160 mijë euro, banesë 110 mijë euro, shtëpi tjetër 150 mijë euro dhe tokë 17 mijë euro. Të gjitha këto të përbashkëta. Stublla ka veturë “Ford” në vlerë 3 mijë euro, veturë “Audi” 4 mijë euro dhe “Tuaran” 8 mijë e 500 euro.

Ajo ka deklaruar ka edhe askione në “Neë collc/neë mekanizim”, kurse ka thënë se i ka 15 mijë euro para të gatshme në bankë.

Artrit Mulliqi ka deklaruar se ka shtëpi (prindi) me 5 ari truall në vlerë prej 120 mijë euro.  Ai ka thënë se ka veturë “Opel Insignia” 8 mijë e 100 euro, kurse “Citroen C3” në emër të prindit në vlerë 3 mijë e 900 euro. Ai ka thënë se i ka rreth 1 mijë euro para të gatshme në bankë, kurse kredi rreth 6 mijë euro.

Bahri Blakcori ka deklaruar se shtëpi 28 mijë euro, tokë nga prindërit 48 mijë euro. Veturë në vlerë prej 9 mijë e 700 euro. Ai ka thënë se i ka mbi 7 mijë euro para të gatshme në banka, duke përfshirë këtu edhe të bashkëshortes.

Drita Pajaziti ka deklaruar në AKK se ka tokë të trashëgua nga gjyshi në vlerë 350 mijë euro, tokë të trashëguar nga gjyshi në vlerë 150 mijë euro, tokë të blerë 35 mijë euro, tokë të trashëguar 14 mijë euro. Shtëpi me paga të familjarëve 20 mijë euro. Veturë të përbashkët 3 mijë e 500 euro.

Kasib Bashota ka deklaruar se ka shtëpi me oborr në vlerë 60 mijë euro. Tokë të punuar 50 mijë euro, këto të përbashkëta dhe të trashëguara. Traktor me mjete bujqësore 4 mijë euro.

Qëndresë Hajrizi ka deklaruar se ka dy shtëpi, njëra 20 mijë e tjetra 50 mijë, këto të trashëguara. Banesë 27 mijë euro dhe tokë bujqësore 120 mijë euro. Ka veturë në emër të bashkëshortit në vlerë 8 mijë e 500 euro, kurse i ka 7 mijë euro para të gatshme në bankë.

Sebastina Vokrri ka deklaruar se ka tokë të trashëguar në emër të prindit, pro që vlera s’është bërë e ditur. Shtëpi të përbashkët 25 mijë euro. Ajo ka thënë se ka veturë “Mercedes” 5 mijë euro, traktor 4 mijë euro dhe kultivator (donacion) 1 mijë e  350 euro, të gjitha këto të prindit. Vokrri ka thënë se i ka rreth 100 euro në bankë.

Xhevdet Maloku ka deklaruar se shtëpi 60 mijë euro, tokë të trashëguar mbi 30 mijë euro dhe mal po ashtu të trashëguar 5 mijë e 250 euro. Ai ka thënë se ka dy vetura, njëra “Audi A3” – 3 mijë e 500 euro, kurse tjetra “Mercedes a Class” 16 mijë e 500 euro, e blerë me kredi dhe kursime familjare. Ai ka thënë se i ka 600 euro në bankë, kurse kredi mbi 12 mijë euro.

Haki Rudari ka deklaruar se ka shtëpi në vlerë 40 mijë euro, tokë 50 mijë euro dhe mal 20 mijë euro. Të gjitha këto pasuri të përbashkët me familjen e ngushtë dhe vëllezërit.

Ai thotë se ka dy traktor në vlerë 7 mijë euro dhe një veturë 10 mijë euro. Rudari ka shtuar se i ka 72 mijë euro para të gatshme në bankë, gjithashtu të përbashkëta me familjarët tjerë.

Ndërkaq, Fitim Mucolli, Florent Hasani dhe Ardi Hasani dhe Ragip Fetahu, nuk gjenden në regjistrat e AKK-së për deklarim të pasurisë./Llapi.info