12 këshilltarë komunalë të LDK-së në Podujevë, nga 14 sa janë gjithsej, e kanë deklaruar pasurinë e tyre në AKK, shkruan Llapi.info.
Adnan Zymeri ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka shtëpi në emër të prindt në vlerë prej 65 mijë euro. Zymeri ka thënë se ka veturë në vlerë 20 mijë euro, e blerë me kredi. Ai ka shtuar se prindi i tij ka 50 për qind aksion në “VZ Company”. Zymeri ka deklaruar se i ka 6 mijë e 400 para të gatshme në banka, kurse 35 mijë euro kredi.
Arjant Topanica në pasuri të paluajtshme thotë se i ka dy shtëpi të përbashkëta, njëra 40 mijë euro, tjetra 15 mijë sosh. Tokë në vlerë 40 mijë euro. Veturë personale 11 mijë euro, veturë të prindit 11 mijë euro dhe veturë përbashkët 6 mijë e 500 euro. Ai ka të kursyera në bankë 298 euro.
Arjeta Abazi ka deklaruar në AKK se ka tokë në emër të bashkëshortit në vlerë 1 milionë e 500 mijë euro. Shtëpi 525 mijë euro. Tokë tjetër 170 mijë euro (këto në emër të bashkëshortit). Dy banesa – njëra 95 mijë euro, kurse tjetra 75 mijë euro (të dyja të përbashkëta).
Veturë në emër të bashkëshortit 90 mijë euro, veturë e saj personale 40 mijë euro dhe veturë 50 mijë euro në emër të fëmijëve.
Ajo ka thënë se i ka mbi 36 mijë euro të gatshme në banka.
Arnisa Sylejmani ka deklaruar se shtëpi (prindit) në vlerë 30 mijë euro. Veturë të blerë nga babai 3 mijë e 500 euro. Ajo ka thënë se i ka rreth 3 mijë euro para të gatshme në bankë.
Donjetë Sheqiri ka thënë se ka shtëpi 75 mijë euro në emër të prindit dhe tokë po ashtu në emër të prindit në vlerë prej 10 mijë euro. Veturë 9 mijë euro, kurse i ka vetëm 88 euro para në bankë.
Edonë Shabani ka deklaruar se ka shtëpi të trashëguar në vlerë prej 230 mijë euro. Veturë personale 2 mijë euro, kurse mbi 500 euro para në bankë.
Ekrem Rrahmani ka deklaruar se ka shtëpi të vetën në vlerë 100 mijë euro, oborr 10 mijë euro, ara në vlerë 13 mijë e 500 euro dhe banesë 57 mijë euro. Ai ka deklaruar se ka traktor 4 mijë e 500 euro. Rrahmani ka deklaruar se ka aksione në “Monting Energjetika”. Ai ka thënë se i ka rreth 15 mijë euro para të gatshme në banka.
Fahri Hasani ka deklaruar se ka shtëpi në vlerë 40 mijë euro dhe tokë 85 mijë euro. Veturë 8 mijë euro, kurse i ka 10 mijë euro në bankë.
Ilir Koprani ka thënë se banesë 41 mijë euro, shtëpi 80 mijë euro dhe truall 50 mijë euro. Vozitë veturën e tipit “Audi A6”, 13 mijë euro. Ka të kursyera 750 euro, kurse borxh 5 mijë euro. Ka 50 për qind aksione në “Kosova Limited Hotel shpk”.
Naim Çunaku ka thënë se ka tokë në vlerë 330 mijë euro, shtëpi 40 mijë euro dhe depo 10 mijë euro. Veturë në vlerë 5 mijë e 500 euro, kurse i ka 3 mijë euro në bankë.
Qendrim Softolli ka deklaruar se ka shtëpi 40 mijë euro dhe lokal në vlerë 10 mijë euro. Ai s’ka deklaruar fare pasuri të luajtshme.
Tringa Sfishta thotë se ka shtëpi në emër të prindit në vlerë 35 mijë euro. Ajo s’ka treguar për pasuri të luajtshme.
Ndërkaq, dy këshilltarët, Valon Demolli dhe Demokrat Hodolli, nuk gjenden në regjistrat e AKK-së që kanë deklaruar pasurinë e tyre.






