Klubi llapjan ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëveshjen me qendërmbrojtësin Ahmet Haliti, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Podujeva, derisa Halitit i ka uruar suksese në vijim.

“Ju njoftojmë se kemi mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Ahmet Haliti. Klubi e falënderon Halitin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftim.

Përveç Haliti, nga Llapi është larguar edhe katër here futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella./Llapi.info

Pas katër vitesh, Mentor Zhdrella largohet nga Llapi