Pas të reshurave të shumta të shiut dhe vërshimeve të ujit, sot zjarrfikësit e komunës së Podujevës u kanë dalë në ndihmë 8 familjeve dhe kanë evakuuar një prej tyre, njofton Llapi.info.

Sipas Zjarrfikësve, 8 nga këto familje të cilave u është ofruar ndihmë janë nga fshati Letanc kurse, familja e vetme e cila është evakuuar nga shtëpia e tyre është një familje e cila gjendet në buzw lumit Llap pwrkatwsisht në afërsi të marketit “Agnesa”.

Njëri prej zjarrfikësve, ka thënë për Llapi.info se gjatë ditës së sotme vërshime ka pasur thuajse në çdo fshat të komunës së Podujevës dhe se janë duke punuar për t’u dalë në ndihmë atyre familjeve në nevojë.

Gjatë ditës së sotme Llapi.info raportoi për gjendjen e rëndë të fshatit Letanc ku uji kishte vërshuar disa familje të këtij fshati duke i bllokuar ato tërësisht./Llapi.info