Llapi dhe Prishtina do të takohen sot në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti” në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Digitalb Kupës, njofton Llapi.info.

Bardh e kaltrit nga Podujeva, të cilët numërojnë tri humbje në sezonin pranveror, sot do të kërkojnë këndelljen ndaj Prishtinës për të kaluar në gjysmëfinalen e Kupës.

Kujtojmë se në total prej vitit 2014 deri më tani, Llapi dhe Prishtina janë takuar 11 herë. 8 ndeshje zyrtare i kanë takuar rangut të Superligës, ku Llapi ka 3 fitore, Prishtina po ashtu 3 kurse 2 herë janë ndarë baras.

Kurse, 3 herë janë takuar në Kupë, në vitin 2015 Llapi kishte kaluar tutje, ndërsa në vitin 2016 Prishtina e kishte eliminuar Llapin për të kaluar në finale.

Ky raund zhvillohet vetëm me një ndeshje direkt eliminimi.

Llapi- Prishtina do të filloj nga ora 13:00