Sot duke filluar nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të zhvillohet përballja e 23- të e Vala Superligës së Kosovës në mes Llapit dhe Vllaznisë së Pozheranit, njofton Llapi.info.

Në këtë takim i cili do të zhvillohet në Podujevë klubi i KF Llapit u ka bërë ftesë tifoëzëve që të jenë prezent në numër sa më të madh në tribunat e “Zahir Pajazitit”

“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe tifozët e Llapit që në këtë ndeshje të jenë prezent në stadium pasi përkrahja e tyre është motiv shtesë drejt rikthimit të rezultateve pozitive”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Llapi në këtë përballje do të hyj me një bilanc negativ ku në katër ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore e barazim./Llapi.info