Zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 22 tetorit, pati rezultate befasuese në shumë komuna, ashtu edhe në Podujevë, ku për herë te parë kjo komunë shkon në balotazh.

Përmes një postimi në facebook Xhevdet Maloku, është shprehur i zhgënjyer nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve të cilat nuk e kënaqen partin Fjala në komunën e Podujevës pasi që sipas Malokut ata ofruan më të mirën, ofruan alternativën me kandidatin më të guximshëm.

Më tej, edhe pse nuk arritën rezultat të mirë ai e quan fitore ku është bërë pjesë e garës, ku LDK-së ia thyejmë bastionin dhe duke shkuar ne balotazh pas 18 viteve keqqeverisje.

Postimi i plotë:

Ndonëse rezultati është mjaft zhgënjyes, ne ofruam me të mirën, ne ofruam alternativën me të mirë me kandidatin me të mirë dhe të guximshëm por me duket këtë herë nuk ishte koha jonë, nuk ishte koha e aftësive dhe e njerëzve të drejtë por ishte koha e intereseve personale.
Ndonëse nuk arritëm shumë por fitore e quaj që u bëra pjesë e garës ku LDK-së ja thyem bastionin për herë të parë duke e berë të shkoj në ballotazh pas 18 viteve keqqeverisje.
Unë nuk do të dorëzohem dhe kur them nuk dorëzohem me të vërtet mendoj kështu, do na vij momenti por vetëm atëherë kur populli ta lë interesin personal.