Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë vikendit mbi vendin tonë të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu dhe ulje të temperaturave për 8-10 gradë Celsius.

Të shtunën priten reshje shiu të cilat vende-vende do të vazhdojnë  edhe ditën e dielë me intensitet më të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.