Shkolla “Shaban Shala”, në Podujevë, ka nderuar me mirënjohje punëtorin teknik të kësaj shkolle, Bedri Hasani.
Ai punoi më shumë se 30 vite në këtë shkollë.
Njoftimi i plotë:
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, #kolektivi i SHFMU “Shaban Shala” – Podujevë, së bashku me ish-drejtorë dhe ish-mësimdhënës të shkollës, shënoi pensionimin e punëtorit teknik z. Bedri Hasani, pas më shumë se tri dekadash shërbimi dhe përkushtimi në shkollën tonë.
Në shenjë mirënjohjeje për punën e tij të ndershme, seriozitetin dhe kontributin ndër vite, z. Bedri Hasani u nderua nga drejtori i shkollës, z. Besnik Uka, me #Certifikatë Mirënjohjeje.
Faleminderit, Bedri, për gjithë këto vite përkushtim!
Kontributi yt mbetet pjesë e historisë së SHFMU “Shaban Shala”.








