Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 01 deri 15 nëntor 2017, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.

Sipas PK- së, me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informohen të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht ti shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë.

Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare./Llapi.info