Numri i të rinjëve që po braktisin Kosovën është i madh. Dhe disa prej tyre po gjejnë rehati dhe suksese me punët e tyre kudo në shtetet përëndimore. Rast i tillë është djaloshi nga Istogu, Valmir Osmanaj.

Deri para 5 vitesh, ai punonte si kamarier në një nga restorantet hoteliere në Istog. Por, 5 vite më pas ai është një biznesmen i suksesshëm në Roterdam të Holandës.

Kompania e tij “V.O Klusbedrijf” ka marr projekte të mëdha në qytetin e madh holandez.

Kompania e Osmanajt ka marr projekte gjigante të shtrimit të dyshemeve dhe renovimeve të ngjashme në Roterdam në spitalet, shkollat dhe vilat luksoze të qytetit piktoresk holandez.

Pavarësisht suksesit që po arrin më kompaninë e tij, Osmanaj ka thënë se është shumë i lidhur me vendlindje dhe se në të ardhmen nuk përjashton mundësinë për investim në biznes në Kosovë.