Shkruan Shemsi Jashari:

Shfaqja e pandemisë “COVID 19”, ka shpërfaqur edhe një mal me parregullsi dhe mangësi ne menagjimin e sistemit të brendëshëm të institucioneve shtetërore vitale, sidomos kur duhët bashkëpunim mes dy e më shumë institucioneve mes veti.
Shteti i Kosovës fatkeqësishtë është dëshmuar se, ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për përballje me shumë fusha edhe në gjendje normale, e jo tani kur jemi në gjendje emergjente shendetësore të pa provuar më parë.

Ajo që po shohim sotë është aktivizimi i një numri të madhë të policisë së Kosovës në luftimin e “COVID19” pa një objektiv të qartë se çfar punësh do të kryejnë. Policia nuk duhet të marr rolin kryesor për të kryer detyrën e inspektorëve dhe mekanizmave tjerë që janë përgjegjës për zbatimin e masave të kufizimit. Ajo duhet të aktivizohet vetëm kur këta mekanizma dështojnë në punën e tyre për shkak të refuzimit të qytetarëve të papërgjegjshëm dhe aty duhet të jetë e pa kompromis.
Pandemia nuk luftohet me polici ngase nuk kemi të bëjmë me sjellje të dhunshme të qytetarëve në raport me masat kufizuese, por luftohet duke u kordinuar me të gjitha institucionet qeveritare e jo qeveritare për të dhënë secili kontributin e vet brenda autorizimeve të veta në vetëdijësim, këshillim, udhëzime e në fund nëse këto nuk funksionojnë atëherë edhe masa repressive e denime.

Luftimi i krimeve ekonomike dhe korrupsionit si dhe krimeve tjera ordinere duhet të mbetët prioritet i policisë, pasi në situata krize më së shumti kriminelët lulzojnë në aktivitetin e tyre duke shfrytëzuar mungesën e shtetit në detyrë. Prandaj, është gabim nxjerrja nga detyra e tyre primare e policëve hetues të krimeve ekonomike dhe sektorëve tjerë hetues për ti ngarkuar në punë terreni për disa arsye:

Duke i nxjerrur nga puna e policëve hetues (me rroba civile) dhe detyrimi për të dalur në terren me uniformë demaskon hetuesit që merren me hetimin e krimeve të rënda ekonomike, hetimin e drogave, krimin e organizuar etj, (perveç nëse nuk bëhët me qellim për ti djegur)

Në mungesë të hetuesve aktiv ne detyrë, pamundësohet puna e prokurorëve për të ndjekur rastët dhe rrjedhimisht shumë raste mund të dështojnë në mungesë të mbledhjes së fakteve nga hetuesit policorë.

Në mungesë të hetuesve policorë në detyrë, kalojnë afate dhe iu jepet kohë e mjaftueshme shumë kriminelëve të kryejnë krime dhe të mos ndëshkohen pasi ska kush merret me hetimin dhe ndjekjen e tyre.

Prandaj ministër bëjë diqka që hetuesit ti kthehën punës së tyre pasi ne vuajmë shumë më shumë nga krimet e shumëllojta se sa nga pandemia. Nuk mund të themi se kemi pasur sukses në një punë nëse shkaktojmë dështime në punën tjetër. Rimëkëmbja ekonomike për të pasur sukses duhet të luftohet krimi ekonomik pa kompromis.

Në sistemin shëndetësor pandemia tregoi se ka shumë mungesa në kapacitete për të menagjuar një situatë si kjo dhe shumica e mungesave nuk janë si pasojë e mungesës së mjeteve financiare por si pasojë e mungesës së një menagjimi të mirë, planifikimi të drejtë dhe të përgjegjshëm dhe korrupsioni i madh nga faktori njëri.

Ne aspektin e sigurisë u treguam se ende kemi shumë punë, na mungonë përgjegjësia për tjetrin, kujdesi për publikën, na mungon besimi në institucione të shtetit, na mungon përgjegjësia e drejtuesve të shtetit të cilët edhe në kohë si kjo prioritare e kanë përformancën e vet politike qoftë individuale të ministrave apo partiake të partive në pushtet.