Dhjetë persona vdiqën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar nga një aksident i autobusit që bartte mërgimtarë nga Gjermania për në kë Kosovë, shkruan Llapi.info.
Në mesin e viktimave ishte dhe një 46 vjeçar nga Pakashtica e Podujevës. Sevdail Rrustemi mbeti i vdekur, ndërkohë që në autobus ishte me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, të cilët u lënduan dhe po marrin tretman mjekësor nga autoritetet shëndetësore në Kroaci.
I biri i Sevdailit, A.Rrustemi, pati publikuar në rrjete sociale një video pak para nisjes me autobusin “Deva Tours”, i cili më pas u aksidentua në Kroaci.
“Kosovë, pritëm nënë se po vij”, ka shkruar ai në videon, e që të cilin e kishte publikuar para dy ditësh.
Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.
Pasagjerët me prejardhje nga Kosova që u lënduan në aksidentin me autobus në Kroaci janë në gjendje stabile./Llapi.info






