Kolonat e gjata të bashkatdhetar në dalje të pikës kufitare në Merdare janë duke vazhduar edhe gjatë natës.

Tri deri në katër orë janë pritjet, ku kolonat janë formuar me kilometra.

Sipas autoriteteve vendore vonesat janë duke u shkaktuar në anën e palës serbe.

Por pritjet për bashkatdhetarët nuk përfundojnë në Merdare, njëri nga ta ka thënë për Indeksonline se kanë ngecur në kufirin me Kroacinë, dhe se pritjet janë ekstrem të gjata.

Sipas tyre 14 orë nga pika kufitare e Merdares e deri në kufirin me Kroacinë i kanë bërë mbi 14 orë.