Lokale - eSIMy

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në rrethrrotullimin në Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, është përfshirë një veturë, ku nuk raportohet për persona të lënduar.

LEXO EDHE: Momenti i aksidentit në rrethrrotullimin në Siboc të Podujevës

Si pasojë e këtij aksidenti, vetura ka pësuar dëmtime, ndërkohë që edhe një pjesë e këtij rrethrrotullimi është prishur.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info, se aksidentet e tilla në këtë rrethrrotullim janë të çdo mbrëmshme.

Madje, ata kanë kërkuar menjëherë të intervenohet në këtë pjesë, pasi që sipas tyre, janë shkaktuar dëme të mëdha dhe janë hapur edhe gropa./Llapi.info