Një aksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në rrethrrotullimin në Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, është përfshirë një veturë, ku nuk raportohet për persona të lënduar.
Si pasojë e këtij aksidenti, vetura ka pësuar dëmtime, ndërkohë që edhe një pjesë e këtij rrethrrotullimi është prishur.
Ndryshe, dhjetëra aksidente kanë ndodhur në këtë rrethrrotullim që prej ndërtimit të tij në këtë rrugë. Banorë të shumtë janë ankuar se ndriçimi në këtë pjesë nuk është i nivelit të duhur, derisa kanë shtuar se tashmë rrethi dhe rruga në këtë pjesë është “pushtuar” nga gropat.
Ata kanë bërë thirrje nga organet komunale dhe tek institucionet e shtetit që t’i bëhet një zgjidhje kësaj pjese, pasi aksidentet në këtë rreth janë të çdo mbrëmshme./Llapi.info






