Reshjet e fundit të shiut që kanë filluar nga dje kanë shkaktuar vërshime edhe në rajonin e Llapit, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se kilometri i parë i rrugës magjistrale Merdar – Podujevës, është i tëri nën ujë.
Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info se uji i tepërt ka ardhur edhe gjer te pragu i shtëpive në lagjen Podvorica.
Ata kanë thënë se përkundër që kanë lajmëruar organet komunale, sipas tyre, nuk është lajmëruar ndokush, pasi nga pusetat është duke rrjedhur edhe aromë e rëndë./Llapi.info