Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar klubin nga Podujeva dhe qytetarët llapjanë për fitimin e Kupës së Kosovës, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka uruar Llapin për garat e mëtejme evropiane.

“Mendoj, se fitimi i Kupës së Kosovës në futboll nga K.F. Llapi, kaloj sikur nje ngjarje e parëndësishme nga politika dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kupa e Kosovës në futboll është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive, sepse përfaqëson të gjitha nivelet e futbollit në rang nacional. Prandaj, dua të uroj nga zemra K.F. Llapin dhe tërë qytetarët llapjan për fitimin e Kupës së Kosovës në futboll. Uroj, që K.F. Llapi të na gëzoj edhe në garat Evropiane”, ka shkruar ai.

Llapi e ka fituar Kupën pas ekzekutimit të penalltive 4:3, derisa koha e rregullt dhe ajo dy herë nga 15 minuta përfundoi baras. Me triumfin në Kupë, ekipi nga Podujeva ka siguruar edhe daljen në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës./Llapi.info