Deputeti Behgjet Pacolli ka shtyrë për një orë e gjysmë fluturimin nga Tirana drejt Prishtinës. Ai mësohet se i ka dërguar Qendrës Operative të Ministrisë së Shëndetësisë dokumentacionin shëndetësor me të cilin kërkon që t’i mundësohet vetizolimi në shtëpinë e tij në Hajvali.
Sipas burimeve të KOHËS, MSH-ja këtë dokumentacion ia ka përcjell ekipit mjekësor në Aeroport që do të vendosë më pas për hapat e mëtutjemë.
Ai ishte paraparë fillimisht që në Prishtinë të vinte rreth orës 17:30, ndërsa tash pritet të aterrojë rreth orës 19.
Në një postim në Facebook, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli ka thënë se me të arritur në Prishtinë, kreu i AKR-së do t’i nënshtrohet kontrollit rutinor mjekësor “për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali”.