Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët islamë për festën e Fitër Bajramit.
Përmes një shkrimi, Pacolli ka uruar një ditë të bajramit që do të mbahet mend gjatë.
Shkrimi i plotë:
Sonte përfundoi muaji i Ramazanit. Qēllimi i agjerimit ka qenë i thjeshtë e fisnik, ai i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot, freskimi dhe forcimi i lidhjeve farefisnore, forcimi i lidhjeve sociale, forcimi i përkrahjes së njeriut për njeriun. Nga ky muaj shoqëria ka dalë më e fortë dhe më e begatë.
Paqi një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas.
Nga thellësia e zemrës ju uroj me Fat Fitër Bajramin.
Zoti ju bekoftë!