Lokale - eSIMy

Në Kuvendin e Kosovës, me anë të një rezolute, te votuar nga shumica dërmuese është dënuar agresioni i Federatës Ruse në Ukrainë.

Për këtë ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se u dëshmuar se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, Kosova qëndron e bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë.

“Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina. Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se i vetmi grup parlamentar që nuk e ka votuar Rezolutën që dënoi agresionin rus në Ukrainë ishte Lista Serbe.