Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është pjesë e protestës e cila është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se po merr pjesë në protestë si qytetare dhe jo si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu Osmani ka thënë se protestës i është bashkuar së bashku me bashkëvendësit të saj nga Mitrovica dhe familjen nga Presheva.
Deputetja gjithashtu u shpreh se është dhe vazhdon të mbetet LDK, dhe se arsyeja e daljes në protestë është kundërshtimi i saj për ndarjen e Kosovës.






