Është operuar gjatë ditës së sotme portieri i KF Llapi, Bledar Hajdini i cili e kreu me sukses ndërhyrjen kirurgjike në gjurin e tij, njofton Llapi.info.
“Operimi ka shkuar me sukses dhe brenda disa javësh Bledari pritet të rikthehet në fushat e blerta”, deklaroi për faqen zyrtare të klubit, fizioterapeuti i klubit, Arianit Krasniqi






