Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se janë duke përcjellur me shumë shqetësim ngjarjet e fundit në çështjn e listave të veteranëve.
Në fjalimin e tij gjatë Konferencës Rajonale kundër Korrupsionit, Ambasadori O’Connell, theksoi se Qeveria Britanike po ashtu po përcjell me shumë angazhim dhe seriozitet përmbushjen e zotimeve të dhëna nga zyrtarët kosovarë në Samitin e Ballkanit, njofton Klan Kosova.
”Lufta kundër korrupsionit nuk është dicka e re. Korrupsioni është në gjithë globin, por diku prek më shumë e diku më pak”.
”Korrupsioni është një problem dhe kërcënim global. Këta pushtetarë duhet të jenë shembull modern për të rinjt dhe duhet të jenë hero në ditët e sotme”.
”Edhe shtetet e Ballkanit kanë luftuar mjaft mirë për të luftuar korrupsionin. Qeveria Britanike do të përcjell me seriozitet përmbushjen e zotimeve”.
”Britania është mjaft e shqetësuar për kërcënimet ndaj prokurëve ngjarje që ndodhën javëve të fundit”.
”Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të mbyllet brenda kufijve të njerit apo tjetrit shtet. Bashkëpunimi rajonal për ta luftuar korrupsionin është i nevojshëm. Si Britani e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Interpol”.






