Anëtari i Vetëvendosjes Ajet Potera përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në spitalin e Maternitetit nuk është kryer asnjë shërbim qe 6 vite, pavarësisht asaj që shiriti në këtë spital u pre disa herë. Sipas Poterës një gjë e tillë është bërë vetëm në kohë të zgjedhjeve për fushatë, njofton Llapi.info.
“Qe 6 vite asnjë shërbim për qytetarët në spitalin e Maternitetit, disa here u pre shiriti në këtë spital, e atë e bënë në kohe zgjedhje, pra e bënë vetëm për fushate asgjë ma shumë. Atë çka po bënë komuna e Podujevës është renovimi i spitalit te ”ri” për shkak të cilësisë së dobët por jo të jetë në shërbim të qytetarëve por të jetë i gatshëm në fushatën e ardhshme përkatësisht për zgjedhjet lokale”, ka përfunduar postimin e tij Ajet Potera.
Kujtojmë se në këtë objekt përveç renovimeve që janë duke u bërë në pjesë të ndryshme të objektit edhe dritaret e tij nuk janë në gjendje fare të mirë.
Siç shihet edhe në disa fotografi të bëra nga Llapi.info disa dritare shihet të thyera prapa këtij objekti./Llapi.info









