Era Syla ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Matematikanëve të Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Nxënësja Era Syla fiton Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020. Përfundoi me sukses Olimpiada Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Medalje të Bronztë. EGMO është gara më e rëndësishme evropiane e matematikës për vajza, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e evropës dhe shumica e vendeve jashtë Evropës marrin pjesë në cilësinë e mysafirëve, të përfaqësuara nga nxënëset më të mira të matematikës. Ky është viti i parë që Kosova merr pjesë në këtë olimpiadë prestigjioze. EGMO është kampionati evropian i matematikës për nxënëset e shkollave të mesme. Prandaj, arritja e Erës është vërtet e jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon nxënësen Era Syla për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze! Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës”, thuhet tutje./Llapi.info

Nxënësja Era Syla fiton Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020 Përfundoi me…

Gepostet von Shoqata e Matematikanëve të Kosovës am Dienstag, 21. April 2020