Nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë janë duke u ankuar se po detyrohen që detyrat e punëtorëve teknikë t’i kryejnë vet ata, shkruan Llapi.info.

Një nxënës i klasës 10/21, paralele kjo e ndarë e që mësimet i zhvillon në shkollën fillore “Enver Maloku” ka thënë se nxënësit e kësaj klase kanë njoftuar edhe drejtorinë e shkollës së tyre mirëpo deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Nxënësit kanë thënë se nëse vazhdohet edhe në ditët në vijim me të njëjtin veprim atëherë ata edhe do të detyrohen ta bojkotojnë mësimin./Llapi.info