Nxënës të shkollave fillore janë grumbulluar sot në sheshin e qytetit të Podujevës në shenjë proteste për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zeka, raporton Llapi.info.

Bashkëmoshatarë të Aulonit janë mbledhur sot në sheshin e qytetin në ora 14:00 për të vazhduar marshin e tyre përgjatë rrugës “Zahir Pajaziti” me pankarta e fotografi në duar duke kërkuar drejtësi për zbardhjen e vrasjes së tij.

Aulon Zeka ditën e shtunë ishte gjetur i vrarë në shkollën “Model” në Prishtinë i cili ishte qëlluar me katër plumba. Deri më tani janë arrestuar dy persona të dyshuar./Llapi.info