Llapi ka vazhduar me fitore edhe në javën e 17-të ku ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 3-0, njofton Llapi.info.
Ndeshja nisi mirë nga të dyja skuadrat që sulmonin vazhdimisht portën e njëra tjetrës.
Samir Sahiti i vendasve tentoi vetëm pas tre minutave lojë, por goditja e tij shkoi jashtë porte.
Vetëm një minutë më vonë sulmuesi më i mirë në Kosovë, Mirlind Daku ishte i pa fat kur qëlloi shtyllën nga afërsia dhe rezultati mbeti i barabartë 0-0.
Vëllaznimi i mori iniciativën dhe kishte dy raste të mira shënimi, kur fillimisht Adonis Shala doli i vetëm me portier por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Disa minuta më vonë edhe kapiteni Albutrint Morina shpërdoroi një rast kur nuk shënoi nga afërsia.
E kur nuk shënon pëson. Mirlind Daku i mysafirëve u ndal në zonë në mënyrë të palejueshme dhe gjyqtari akordoi penallti.
I saktë nga goditja e 11 metërshit ishte Mentor Zhdrella që kaloi Llapin në epërsi 0-1 me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë ka nisur edhe më mirë për mysafirët të cilët realizuan edhe golin e dytë.
Pas një kundërsulmi të mirë, ishte sulmuesi Florim Bërbatovci që realizoi për 2-0.
Vendasit tetnuan të rikthehen në lojë lur patën një rast të mirë me Semir Zenelin por që nuk shënoi nga afrsia.
Sulmuesi më i mirë në Kosovë, Mirlind Daku tentoi edhe njëhër por vetëm shtylla e ndali atë.
Në minutën e 80-të u acarua situata kur tifozët vendas protestonin për penallti dhe tentonin të futeshin në fushë por ndërhyu policia e Kosovës duke qetësuar situatën.
Krejt në fund Llapi shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet Florim Bërbatovcit që u asistua nga Ilir Blakcorri.
Pas kësaj fitore Llapi blindon pozitën e parë me 33 pikë pas 17 javëve.
Ndërkohë Vëllaznimi mbetet në pozitën e nëntë me 22 pikë.
Në javën e ardhshme, Llapi do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi të Kosovës, Trepça ’89, ndërkohë që Vëllaznimi luan në udhëtim te Besa e Pejës.