Garat me vetura po vazhdojnë të mbahen nëpër zona të ndryshme të Kosovës.

Të tilla gara po mbahen edhe në fshatin Dubovc të Vushtrrisë. Sipas banorëve të këtij fshati, garat me vetura në këtë pjesë të shpeshta.

Ata janë ankuar për këto gara veturash, pasi që siç kanë thënë ata, rruga kryesore në këtë fshat është e frekuentuar dhe po ndihen të rrezikuar. Të njëjtit kanë kërkuar masa sigurie nga Policia e Kosovës./Llapi.info