Kolona të gjatë janë krijuar në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Në pamjet që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet numri i madh i automjeteve në këtë rrugë që lidh Llapin me kryeqytetin.

Kolonat në këtë pjesë vijnë si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi rreth orës 13:00 në fshatin Vranidoll, ku mbetën të lënduar tre persona.

Po në këtë magjistrale, respektivisht në Lluzhan, katër automjete u përfshinë në një aksident, ku si pasojë e përplasjes tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë, të shmangin përdorimin e telefonave celularë dhe të mos drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo nën ndikim të alkoolit./Llapi.info

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Lluzhan të Podujevës

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë – Podujevë (VIDEO)