Llapi.info ka raportuar pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë portalit Llapi.info se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 13:10, Policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan të Podujevës. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar”, ka thënë Hoxha për Llapi.info.

Më tej, Policia e Kosovës ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë, të shmangin përdorimin e telefonave celularë dhe të mos drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo nën ndikim të alkoolit./Llapi.info