Këtë verë, futbollistët e ekipit Dinamo City nga Tirana po rrugëtojnë drejt suksesit historik dhe plasimit në fazën e ligës së një prej garave të UEFA-s, pasi kanë arritur të kualifikohen në play-off të Ligës së Konferencës.
Javën e kaluar, Dinamo eliminoi letonezët e Audas, dhe tani është shfaqur një video që është bërë pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes.
Konkretisht, pas fitores 4-0 ndaj Audës, presidenti Ardian Bardhi hyri në dhomën e zhveshjes së ekipit, derisa mbante në duar një çantë dhe shumë shpejt u bë e qartë se ajo ishte plot me kartëmonedha.
Top Channel has released exclusive footage from Dinamo’s dressing room moments after their crucial qualification against Auda where President Ardian Bardhi arrives and rewards the team with money. 😂💰
The bonus if they eliminate Pafos, €500.000 ! pic.twitter.com/fwyKfsYhjT
— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) August 18, 2026






